Moti në Kosovë

28 nëntor 2021 | 17:35

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Kurse reshjet e shiut që filluan sot do të vazhdojnë edhe gjatë natës, ditës së hënë dhe të martë.

“Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë”, thuhej në një njoftim për media të IHK-së.

Derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

“Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale. Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje dëbore”.

Ndërsa të premten sërish do të ketë vranësirat cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë edhe erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka…