Moti në Kosovë për ditët e ardhshme

13 janar 2019 | 21:10

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  (IHMK), përmes një komunikate për media bën të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë reshje të dobëta të borës.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell. Dy ditët e para të javës parashihet që të ketë vranësira të dendura dhe reshje bore, e në Dukagjin reshjet e borës do të jenë të përziera me shi. Nuk parashikohet të ketë reshje të intensitetit të lartë por të intensitetit të ulët deri mesatar, kryesisht të hënën por edhe ditën e marte vende-vende mund të ketë reshje lokale”, thuhet në komunikatën e IHMK-sw.

Sipas IHMK-sw,  mëngjeset do të jenë me ngrica dhe me kushte për mjegull, kryesisht në viset e ulëta.“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius. E mërkura paraqitet si dita më e ftohtë , ndërsa e enjte parashihet të regjistroj maksimalet e kësaj jave. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales, por nga e marta, sërish do të ketë ngritje mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet nw njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë…