Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

16 gusht 2022 | 14:12

Të mërkurën dhe të enjten, vendi do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

“Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritjes, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet mesatare për një gigabajt (1GB) u krahasuan mes më…