Moti sot kryesisht i vranët, pritet të ketë reshje bore

28 janar 2024 | 09:04

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në momente të caktuara pritet lokalisht të ketë reshje të pakta bore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C, ka njoftuar Meteo Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksident i rëndë në Gjilan, por as pas një ore…