Moti sot në Kosovë

07 maj 2024 | 08:38

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi.

“Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë”, thuhet në faqen Meteo Kosova.

“Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-42 km/h”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
jë ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se…