Mourinho e dëshiron në Totenham mbrojtësin e Realit

13 janar 2021 | 15:41

Jose Mourinho kërkon që të  rrëmbejë një nga mbrojtësit e Realit. Në fakt nuk bëhet fjalë për asnjë prej atyre që ka stërvitur si Ramos apo Varane, por për Eder Militao. Portugezi është i fiksuar me brazilianin, për ta marrë në formë huazimi me të drejtën e blerjes te Tottenhemi.

Militao nuk është se pa pasur shumë hapësira këtë sezon, por madrilenët nuk kanë ndërmend që t alënë të lirë nën shifrën e 50 milionë eurove që paguan 18 muaj më parë.

Në 9 ndeshjet e fundit, Militao nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje, ndërkohë që vitin e kaluar është aktivuar vetëm në 10 raste nga minuta e parë. Ish-lojtari i Portos dhe Sao Paolos, nuk është në planet e tij, as kur ishin të dëmtuar Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola. Transferimi në Londër do të ishte një zgjedhje e mirë për të gjitha palët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe…