Mourinho: E pamundur që Roma ime të mos fitojë

30 gusht 2021 | 10:47

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka thënë se ishte e pamundur që skuadra e tij të mos e mposhte Salernitanan, pavarësisht se hasi në vështirësi fillimisht.

Roma nuk ia doli të shënonte në pjesën e parë, por sapo e theu akullin, nuk pati të ndalur më duke fituar 4:0.

Lorenzo Pellegrini i shënoi dy gola, ndërsa Jordan Veretout dhe Tammy Abraham nga një.

“Ishte e pamundur të mos e fitonim këtë ndeshje”, tha Mourinho për DANZ.

“Ekipi luajti shumë mirë. Ne e mbizotëruam ndeshjen. Disa mund të argumentojnë se ne nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë, por ne nuk e lejuam as kundërshtarin të krijonte ndonjë”, nënvizoi ai.

Mourinho i ka fituar të gjitha katër ndeshjet e tij garuese me Romën deri tani, në Serie A dhe në Europa Conference League.

“Jam i lumtur që jam kthyer në Itali, në një klub që ka tifozë të vërtetë, te njerëzit që e ndiejnë pasionin që e njohim. Edhe unë kisha nevoja t’i përjetoja përsëri këto ndjenja përsëri”, shtoi ai. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron HOTI Kosova për 22 vite çlirim është sulmuar…