Mourinho në bisedime me Romën për kontratë të re

06 qershor 2023 | 23:10

Jose Mourinho raportohet se është duke negociuar për një zgjatje të kontratës me Romën.

Portugezi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare në korrik të vitit 2021 dhe në dy sezonet e para e ka fituar Ligën e Konferencës dhe ka arritur deri në finalen e Ligës së Evropës.

Edhe pse është ende i lidhur me klubin deri në qershor të vitit të ardhshëm, Mourinho ngriti dyshime për të ardhmen e tij me disa intervista duke paralajmëruar se donte ‘më shumë’ nga drejtuesit në mënyrë që të synonte një vend në Ligën e Kampionëve – gjë që nuk ia ka arritur.

Sipas “SportItalia”, Roma tani është në bisedime për një kontratë të re me “Special One”. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të dorëzohet para askujt’’.…