Mourinho: Nëse e them mendimin tim për finalen me Sevillan, më pezullojnë me 10 ndeshje

07 shtator 2023 | 15:33

“Finalja Romë-Sevilla? Nëse them atë që mendoj… do të kem dhjetë ndeshje skualifikim”, kështu Jose Mourinho, trajneri i Romës, i cili edhe një herë për mediet italiane e ka komentuar finalen e Ligës së Evropës.

Duke kujtuar dy finalet, në Ligën e Konferencës ndaj Feyenoordit, me trofeun që italianët e fituan në “Air Albania” dhe më pas finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillas të cilën Roma e humbi, portugezi theksoi se nuk kishte qarë ndonjëherë në fushë.

“Nuk kam qarë kurrë në fushë pas një disfate, ndonjëherë qaj pas një fitoreje dhe këto të dyja ishin historike për Romën”, ka shtuar trajneri për dy finalet evropiane me Romën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli ka zbuluar se në të kaluarën ka refuzuar…