Mourinho: Nuk e shita unë Salahun nga Chelsea

17 janar 2019 | 21:49

Jose Mourinho ka mohuar se ishte ai që kishte larguar nga Chelsea, Mohamed Salahun që sot po shkëlqen në fanellën e Liverpoolit.

Trajneri portugez kishte transferuar Salahun në moshën 21 vjeçare nga Baseli, por nuk kishte arritur të përmbushë pritshmëritë për çka ishte larguar 18 muaj më vonë drejt Romës në verën e vitit 2015.

Mourinho thotë se akuzohet padrejtësisht për shitjen e Salahut.

“Për fillim njerëzit provojnë të më identifikojnë si trajneri që shiti Salahun. Unë jam trajneri që e kishte blerë Salahun, pra është krejtësisht ide e gabuar kjo. Kam luajtur ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve, dhe Salahu ishte fëmijë në Basel, dhe rashë në dashuri me atë fëmijë dhe e bleva. Por, në atë kishim lojtarë fantastik në sulm si Hazard dhe Ëillian, megjithatë kërkova që ta blinim”, është shprehur Mourinho për BeIN Sports.

Sipas Mourinho vështirësitë për t’u adaptuar kanë bërë që Salahu të largohej nga Stamford Bridge.

“Ai ishte thjesht një fëmijë i humbur në Londër. I humbur në një botë të re. Ne donim që ai të punonte dhe të bëhej gjithnjë e më i mirë, por ai më shumë kishte idenë dhe dëshirën për të luajtur e jo të priste, prandaj kishim vendosur ta dërgonim në huazim, në një kulturë që e njija. Në Itali, me futboll taktik, fizik, dhe një vend i mirë për të luajtur. Fiorentina ishte një ekip i mirë për të luajtur pa presion dhe vendosëm ashtu. Kur klubi vendosi ta shiste nuk isha unë. Unë e bleva, nuk e shita”, shprehet portugezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK),  ka njoftuar për motin që…