Mourinho parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës

16 shkurt 2024 | 17:00

Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City janë shfaqur si favoritët e plotë për kurorën këtë sezon. Vetëm dy pikë i ndajnë “Të Kuqtë” në krye nga “Topçinjtë” dhe “Citizens” pas 24 ndeshjesh, por skuadra e Guardiolas ka një ndeshje për të rikuperuar.

Pavarësisht cilësisë së Arsenalit, Mourinho nuk mendon se ata mund të fitojnë titullin e Premier Ligës këtë sezon.

Duke folur me Rio Ferdinand në podcast-in VIBE with FIVE, ish-trajneri i Romës mbështeti Liverpoolin dhe Manchester City si favoritët.

“Premier Ligë… City ose Liverpool, kështu që nuk po bëj gabim. Por mendoj se City”, tha ai.

Portugezi bëri edhe parashikimin e tij për Ligën e Kampionëve, duke veçuar Cityn dhe Real Madridin si favoritë.

“Ligën e Kampionëve… Unë do të thosha City ose Real Madrid. Do të ishte një surprizë e madhe për mua nëse do ta fitonte një ekip tjetër.

“Do të më pëlqente shumë që Reali ta fitonte sërish”, pranoi Mou.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putini duhet të mbahet përgjegjës për vdekjen e Alexei…