Mourinho rrezikon shkarkimin

13 nëntor 2018 | 18:03

Jose Mourinho do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit nëse dështon ta sigurojë një vend në top katërshe këtë sezon të Premierligës, raporton “Sun”.

Skuadra e trajnerit portugez renditet e teta me 20 pikë momentalisht, shtatë më pak se vendi i katërt, Tottenhami. Ndërkohë, pikërisht trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, përmendet si zëvendësues i mundshëm i Mourinhos.

Në 12 xhirot e para të këtij sezoni Unitedi i ka fituar gjashtë, i ka humbur katra dhe ka barazuar në dy raste, dhe ka një gol dallim negativ, pasi i ka shënuar vetëm 20 gola, ndërsa i ka pranuar 21 sosh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, është optimist se Shqipëria mund…