Mourinho: Vetëm me Tottenhamin nuk kam lidhje të ngushtë

25 maj 2023 | 16:45

Jose Mourinho ka folur sot para medieve në një konferencë shtypi të organizuar nga UEFA. Tekniku portugez ka folur për finalen e Ligës së Evropës, teksa u ndal edhe te kampionati, mungesat si edhe e shkuara e tij.

Ai ka bërë me dije se Dybala rrezikon seriozisht finalen e Evropës, ndërkohë që foli për lidhjen që mban me tifozët e skuadrave ë cilat ka drejtuar.

“Shpresoj që fjalët e mia të mos keqinterpretohen, por klubi i vetëm me të cilin nuk kam një lidhje të ngushtë është Tottenhami. Me të gjitha klubet e tjera kam dhe kjo ndodh sepse njerëzit e tjerë nuk janë budallenj. Nuk ka lidhje nëse kam fituar apo jo sepse kam dhënë maksimumin. Tifozët e dinë që kam punua dhe kam luftuar për ta çdo ditë. Sot jam tifoz i Romës, kam qenë i Realit, i Interit sepse është gjë e dyanshme. Do të jem i lidhur gjithmonë me Romën siç jam me të tjerët”, u shpreh Mourinho.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara në Beograd,…