MPB: 20 vetura i kanë konvertuar targat deri sot, 5 prej tyre në 3 ditët e fundit

26 tetor 22:06

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, ka thënë se deri më sot 20 vetura i kanë konvertuar targat nga ato ilegale në targa legale, RKS.

Sipas Fetoshit, pesë nga 20 vetura i kanë konvertuar targat vetëm në tri ditët e fundit.

“Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Së fundmi, edhe një tjetër qytetar, banor i komunave në veri, ka bërë regjistrimin e veturës së tij”, ka shkruar Fetoshi.

Tutje, ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët serbë të Kosovës t’i përgjigjen thirrjes për konvertimin e targave, pasi sipas saj, përfitojnë edhe nga lirimet tatimore e doganore në vlerë deri në 5 mijë euro.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë afat shtesë, ashtu siç ka kërkuar i dërguari special i ShBA-së, Gabriel Escobar, për shtyrjen e afatit për konvertimin e targave nga ilegale serbe në ato legale, RKS. Afati i fundit për konvertimin e targave është 31 tetori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naser Sahiti, i cili u shkarkua nga pozita e rektorit…