MPB-ja po përcjell grevën në aeroportin ‘Adem Jashari’

21 gusht 2019 | 12:08

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka bërë me dije se është duke përcjellë me vëmendje zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve të tjera në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në një përgjigje të dhënë për “Klan Kosovën”, MPB-ja ka shtuar se nuk ka mbyllur operimin e saj në aeroport.

“MPB-ja nuk ka mbyllur operimin në Aeroportin ‘Adem Jashari’ por është duke përcjellë zhvillimin e grevës dhe aktiviteteve në aeroport në lidhje me sigurinë. Inspektorët për Siguri të Aviacionit Civil të MPB-së janë në hapësirat e aeroportit, dhe nuk janë raportuar probleme të cilat cenojnë sigurinë e Aviacionit Civil në Republikën e Kosovës”, është thënë në përgjigjen e MPB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për…