MPJ reagon për ndalimin e dy pjesëtarëve të FSK-së nga autoritetet serbe

18 maj 2018 | 14:00

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka marrë informacion se dje pasdite dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga komuniteti serb janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë së Serbisë pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak.

Kjo ministri nëpërmjet një komunikate për medie ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për vazhdimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit, të cilat duket se qëllim parësor kanë frikësimin, shtimin e presionit dhe përdorimin e mjeteve të shantazhit për pengimin e integrimit të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme proteston për sjelljet e tilla të pahijshme dhe tendencioze ndaj pjesëtarëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë kur bëhet fjalë për pjesëtarët e FSK-së dhe të komunitetit serb të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sjelljet dhe veprimet e tilla të autoriteteve serbe të Beogradit janë dëshmi se Beogradi zyrtarë flet diçka tjetër, ndërsa në terren vepron në forma të vjetruara të shekullit të kaluar”, është thënë në komunikatën e MPJ-së

MPJ-ja u ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit që të rishqyrtojnë veprimet në terren, të heqin dorë nga politika shantazhuese dhe frikësimet ndaj qytetarëve serb të Kosovës, në mënyrë që ata të jetojnë të lirë dhe në paqe në vendin e tyre, me familjet e tyre dhe në bashkëjetesë me qytetarët e komuniteteve tjera në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-portieri i real Madridit, Icer Ccasillas e ka vazhduar kontratën…