Muhamet Mavraj i kërkuar nga Beogradi, policët serbë e ndalojnë një person me të njëjtin emër

08 nëntor 2022 | 18:06

Muhamet Mavraj, organizator i protestave studentore të vitit 1997, po kërkohet nga shteti i Serbisë. Këtë e dëshmoi një person me të njëjtin emër, të cilin e kanë ndalur sot në kufirin Bullgari-Serbi.

Muhamet Mavraj, personi me emrin dhe mbiemrin e njëjtë me botuesin e “Epokës së re”, ka rrëfyer se si është ndaluar nga policët kufitarë serbë për më shumë se dy orë, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se po kthehej nga Turqia, ndërsa në kufirin Bullgari-Serbi iu shfaq ky problem i papritur.

“Sot u ktheva prej rrugës se vajza e ka fituar bursën në Turqi dhe ka filluar studimet. Por kah shkova, shkova nëpërmjet Kosovës, Maqedonisë, Bullgarisë dhe në Turqi me veturë. Kah u ktheva, navigacioni më qiti kah Serbia. Cka me ndodhi sonte, kur hyna në kufirin Bullgari-Serbi, më pyetën ‘a je ti Muhamet Mavraj?’. Thash po unë jam. Tha ‘ti je problem në sistem se je organizator i protestave e qesi sene ku hyn e ku dolën’”, ka thënë ai.

Më tej, ai tregon se si u mor në pyetje nga policët serbë dhe priti goxha në kufi, para se ta linin të vazhdojë.

“Thash shiqojeni, verifikojeni mirë se unë në atë kohë kam qenë i ri. Pastaj e morën pasaportën dhe diku 2 orë e 15 minuta ka zgjatë verifikimi. ‘Qysh e ka emrin nëna, baba, çka punon e çka ke dashtë në Turqi, ku studion e ku ke studiuar’. Në momentin që ia kam dhënë pasaportën, tha ‘ky është problem, s’bën me kalu’… Më pas e verifikuan dhe tha ‘qenket dy Muhameta, ai më i vjetër, ti më i ri’. Thash po. Pastaj e kam vazhdu rrugën për në Kosovë. Për anej, ka ata shkavella mos ia mësyni”, ka thënë ai.

No description available.

Rreshti i parë i protestës së 1 tetorit përbëhej nga studentët: Muhamet Mavraj, Bujar Dugolli, Driton Lajçi dhe Albin Kurti dhe në mes në mënyrë simbolike rektori i universitetit, Ejup Statovci. 

No description available.

May be an image of 1 person and beard

Foto: Muhamet Mavraj

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në veri u organizua protestë nga serbët, të cilët kërkojnë…