Muharremaj kërkon përfundimin me kohë të projekteve

18 shtator 2018 | 17:01

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, është takuar me mbikëqyrësit e projekteve që janë duke u realizuar në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi, ai ka kërkuar nga mbikëqyrësit përfundimin me kohë të të gjitha projekteve. “Projektet që janë duke u realizuar në territorin e Komunës së Suharekës duhet të përfundojnë me kohë të paraparë. Sot i kam ftuar në takim mbikëqyrësit e projekteve për të parë se deri ku kanë mbërritur punët që po bëhen në terren. Kam kërkuar nga ata të jenë vazhdimisht në terren që punët të përfundojnë sipas afateve të parapara me kontratë, gjithmonë duke e pasur parasysh cilësinë e punimeve”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me…