Muller: Ende asgjë nuk ka përfunduar

15 shkurt 2024 | 10:52

Veterani i Bayern Munchen, Thomas Muller, u shpreh se pavarësisht humbjes 0-1 ndaj Lazio në ndeshjen e parë të 1/16-tës të Ligës së Kampionëve, asgjë nuk është e mbyllur për sa i përket kualifikimit.

“Kemi ende edhe 90 minuta për të luajtur, ndaj jemi optimist. Luajmë në fushën tonë dhe pres që tifozët të na mbështesin. Pres një ndeshje shumë mbrojtëse nga Lazio pas dy javësh, një ekip që do të presë gabimet tona, ashtu si në ndeshjen e parë. Një stil mbrojtës shumë italian”, ka thënë Muller.

“Ndeshjet me Lazion janë të vështira, por mendoj se rezultati i sfidës së parë lë ende gjithçka të hapur. Kemi ekip të mirë, që i duhet edhe pak fat”, u shpreh Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka nisur raportimin e tij në Komisionin…