Multimiliarderi i njohur: Bitcoin-it do t’i vijë një fund i keq

11 janar 2018 | 21:03

Miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, tha se biznesi i tij nuk e ka ndërmend të hedh para në kriptovaluta.

“Ne nuk kemi investuar në to, nuk jemi për afat të shkurtër. Ne kurrë nuk do të hedhim para në to. Definitivisht ajo që po ndodh është se [Bitcoin-it] do të ketë një fund të keq”, tha Buffett në një intervistë për CNBC.

Komentet e Buffett erdhën një ditë pasi shefi i “JPMorgan”, Jamie Dimon, tha se i vjen keq që e quajti Bitcoin-in një mashtrim.

Buffett tha se “Berkshire Hathaway” mbetet e përkushtuar në identifikimin e bizneseve të mira dhe investimin në to.

Aktualisht një Bitcoin tregtohet për 13,800 dollarë dhe ka një kapital të tregut prej 233 miliardë dollarësh.

Brenda 24 orëve të fundit vlera e tij ra për 14 për qind me arsyetimin se Koreja e Jugut pritet ta ndaloj tregtimin e kësaj kriptovalute. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet anëtare të OKB-së duhet të përgatiten të menaxhojnë lëvizje…