Mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi

09 gusht 2022 | 12:01

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar mosrishikimin e buxhetit për vitin 2022. Ai ka thënë se shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen.

“Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria. Shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen. Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Ish-kryeministri ka publikuar edhe listën e disa prej projekteve kapitale, sipas tij, me realizim shumë të ultë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është goditur nga…