Munguan në spektakël, 2 personazhet e ekranit shqiptar infektohen me “Omicron”

04 janar 2022 | 13:31

Dy artistët e njohur të ekranit shqiptar këngëtarja Bleona Qereti dhe Robert Aliaj janë infektuar me variantin “Omikron” të Covid-19.

Ata nuk kanë qenë dje pjesë e spektaklit “Love Story”, ku marrin pjesë si opinionistë. Bleona ka mbetur në Amerikë, ndërsa Roberti në Belgjikë pikërisht për shkak të infektimit me Covid-19.

Edhe pse nuk kanë marë pjesë në spektakël, ata kanë dërguar nga një videomesazh, ku thonë se nuk kanë simptoma shqetësuese.

“Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër”, tha Bleona Qereti në video.

Ndërsa Robert Aliaj në videomesazhin e tij shprehet: “Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Mitrovicën e Jugut, në orët e mbrëmjes së…