Munishi: Arsim Kabashi nuk e njeh futbollin

16 janar 2021 | 00:01

Ismet Munishi ka disa javë që është larguar nga Ballkani.

Klubi nga Suhareka vendosi ta shkarkojë Munishin dhe në vend të tij ta emërojë trajnerin Blendi Shkëmbi, transmeton Gazeta Olle.

Munishi ka folur për emisionin ‘Dhoma e Rrëfimit’ në T7, rreth largimit nga stoli i ‘Xhebrailave’.

Ai ka goditur presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin duke thënë se ka ra pre e disa personave, por që i falet pasi sipas Munishit, numri një i suharekasve ‘Cima’ nuk e njeh futbollin.

“Shumë njerëz kanë investur me na prish diçka që e kemi krijuar dhe për fat të keq presidenti i Ballkanit është pa përvojë dhe ka ra pre e këtyre fjalëve”.

“Ka ra pre e njerëzve të cilët janë zvarranikë, janë pakurrizorë, por i falet sepse nuk e njeh futbollin”, ka deklaruar Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shanset që Elseid Hysaj të qëndrojë te Napoli zvogëlohen më…