Munishi vendos të hesht për pjesën finale të sezonit

10 korrik 2020 | 13:38

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në pjesën finale të sezonit në futboll ka vendosur të mos marr pjesë në emisionit televizive dhe të mos prononcohet për medie.

Lajmin e ka konfirmuar vet Munishi nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Ai ka bërë me dije se ka vendosur që të përqendrohet vetëm në skuadrën e Ballkanit.

“Deri në afat të pacaktuar nuk do të jem pjesë e asnjë emisioni ose debati sportiv. Besoj që deri këtu kam qen shumë korrekt me mediet. Dua që gjithë energjinë time ta orientoj kah skuadra ime, Ballkani. Me shpresë që do të ketë çka të analizohet në xhirot e ardhshme dhe analizat të jenë korrekte nga analistët”, ka shkruar Munishi.

(V.Z/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi mund të çojë në një valë goditëse të trurit…