Murati: 12 milionë euro nga katër komunat e veriut do t’i transferohen KOSTT-it për borxh

27 dhjetor 2023 | 17:04

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se të mërkurën është miratuar vendimi që buxheti prej afro 12 milionë eurosh nga katër komunat e veriut t’i transferohet KOSTT-it për shlyerje të borxhit.

Murati ka shkruar në “Facebook” se energjia elektrike e shpenzuar është borxh, andaj sipas tij, borxhi duhet të paguhet.

“Energjia elektrike e shpenzuar është borxh, dhe borxhi duhet paguar. Andaj me vendimin që morëm sot në mbledhje të qeverisë, do të merret buxheti i katër komunave në veri të vendit, dhe do të shfrytëzohet për të paguar një pjesë të borxhit ndaj KOSTT-it që është akumuluar nga devijimet deri më tani. Shuma totale prej 11 880 246 33 euro, përfshirë edhe mjetet e alokuara të Fondit Zhvillimor në Mirëbesim, merret nga katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe i transferohet KOSTT-it për të paguar një pjesë të borxhit për energjinë e shpenzuar”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporti i tenisit vijon të jetë më i paguari në…