Murati: 742 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2024, 90 milionë më shumë sesa në vitin 2023

17 gusht 2023 | 12:22

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se dje kanë dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, sipas së cilës buxheti i komunave do të rritet në 742.3 milionë euro ose 90 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.

“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro. Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Ai ka thënë se nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

“Suksesi qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka…