Murati: Do të jemi në presion të jashtëzakonshëm për dialogun me Serbinë

10 dhjetor 2021 | 13:08

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë me dje se Kosova do të jetë në presion të madh ndërkombëtar për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se ky presion do të jetë për zbatimin e marrëveshjes se Asociacionit të komunave me  shumicë serbe.

“Kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet duke refuzuar të gjitha proceset të cilat ka qenë Kosova dhe shpeshherë kritikat e tij kanë qenë edhe të drejta por ai asnjëherë nuk ka dhënë zgjidhje se cila është rruga dalëse. Të gjitha palët nuk po japin zgjidhje në gjendjen në të cilën gjendet Kosova. Ne do të jemi në presion të jashtëzakonshëm sa i përket dialogut, zbatimit të asociacionit dhe e keqja e kësaj është se cilën rrugë do ta marrim për t’i zgjidhur problemet me Serbinë dhe si do t’i përgjigjemi aleatëve tanë, BE-së dhe ShBA-së. Janë çështje komplekse të cilat mund të na kushtojnë me një status-quo të gjatë që do të jetë dërmuese për Kosovën”, ka deklaruar ai për “Ekonomia Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e dialogut,  Edita Tahiri, ka thënë se serbët në…