Murati kujton në 21-vjetorin e rënies Mentor Retkocerin

26 maj 2020 | 21:54

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka kujtuar në 21-vjetorin e rënies Mentor Retkocerin, pjesëtarin e njësisë speciale të UÇK të ZOLL-it.

Ai ka treguar se Mentorin e kishte njohur në aktivitetet e LKÇK-së e UÇK-së.

Murati përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Mentor Retkoceri ishte një prej djemve më të vendosur e të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e luftës së armatosur si e vetmja rrugë drejt lirisë.

“Mentorin e njoha në aktivitetet e LKÇK-së e UÇK-së si një prej djemve më të vendosur e të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e luftës së armatosur si e vetmja rrugë drejt lirisë. Duhet të jemi krenar me djemtë më të mirë të kombit që dhanë çdo gjë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Murati.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër çiftet më interesantë gjatë kësaj periudhe në karantinë…