Grezda pranon publikisht lidhjen me Oriolën

26 maj 2020 | 21:44

Një ndër çiftet më interesantë gjatë kësaj periudhe në karantinë ishte padyshim Oriola Marashi dhe Eros Grezda.

Ata të dy nuk fshihen më dhe po shijojnë kohën me njëri-tjetrin. Futbollisti i njohur ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Wake Up” dhe sigurisht që është ‘ngacmuar’ në lidhje me Oriolën.

“Si po shkon marrëdhënia me Oriolën?”, e ka pyetur fillimisht moderatorja Ori Nebiaj.

Ndërsa Eros i është përgjigjur: “E thatë ju emrin e Oriolës por unë se them në asnjë rast. Jam i lidhur dhe jam shumë i lumtur. Po kalojmë karantinën bashkë. Kemi kaluar shumë kohë të bukur. Kur gjithçka të kthehet në normalitet, do të përqendrohemi secili në punën e vetë më së shumti. Për momentin akoma jemi bashkë, nuk të them të mbyllur sepse dalim”.

Më pas intervista ka vazhduar duke u pyetur nëse karantina ka shërbyer si test për marrëdhënien e tyre dhe 25-vjeçari e ka pranuar.

“Po normalisht, ishte një kohë e mirë që ta shohim veten si ta njohim partnerin. Ka qen një test shumë i mirë”, ka shtuar Eros Grezda.

Ndërkaq ai është pyetur se nëse janë grindur me njëri-tjetrin dhe nëse Oriola ia ka nxirë jetën atij me foto gjatë karantinës. “E kam ditur këtë punë që gjithmonë që jam me të duhet t’i bëj foto. Normalisht ne çunat nuk e kemi shumë qejf që të bëjmë foto, por me Oriolën e kam pasur të lehtë me të sepse ajo del mirë në çdo kënd”, është shprehur Eros, i cili pranon kështu publikisht lidhjen me Oriolën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safet HASANI  (Xhemail Ali PECI, Adem  Jashari dhe zjarri i…