Murati: Kuvendi duhet t’i japë një rrugë demarkacionit

08 shkurt 15:07

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që t’i japin një rrugë demarkacionit me Malin e Zi.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se Kuvendi ose duhet ta miratojë ose ta rrëzojë këtë marrëveshje dhe të krijojë kushte për hapjen e mundësive të tjera.

Sipas tij, Komisioni Evropian edhe në strategjinë për zgjerim të Ballkanit Perëndimor parasheh që aty ku kontestet kufitare nuk janë zgjidhur në mënyrë bilaterale, palët duhet t’i parashtrojnë ato pa kushte në një arbitrazh ndërkombëtar përfundimtar dhe të detyrueshëm.

Statusi i plotë i Valon Muratit:

Sa i përket marrëdhënieve në mes të shteteve dhe zbutjes së mosmarrëveshjeve në mes të tyre e në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me kontestet kufitare Komisioni Evropian (në raportin e tij për zgjerim në Ballkanin Perëndimor) rekomandon: “Aty ku kontestet kufitare nuk janë zgjidhur në mënyrë bilaterale, palët duhet t’i parashtrojnë ato pa kushte në një arbitrazh ndërkombëtar përfundimtar dhe të detyrueshëm, vendimet e të cilit duhet të zbatohen tërësisht dhe të respektohen nga të dyja palët para anëtarësimit dhe të merren parasysh në Traktatet e Anëtarësimit”.

Marrëveshja e demarkimit me Malin e Zi po vazhdon të na mbetet si një gur i rëndë i papërballueshëm për politikën tonë tash e më shumë se 2 vjet me fajin e pozitës dhe opozitës. Njëra palë e ka udhëhequr këtë proces me mungesë të plotë transparence, e tjetra duke përdorur dhunë e duke refuzuar që kjo marrëveshje të dërgohej e të rrëzohej në kuvend.

Deputetët dhe politika jonë sot, guximshëm, duhet t’i jap rrugë kësaj pune, ose ta miratojë ose ta rrëzojë dhe të krijojë kushtet për hapjen e mundësive të tjera. LB-ja ka dy vjet që ka rekomanduar që demarkacioni të rrëzohet në Kuvend dhe të krijohen kështu kushtet për një kontest real juridik me Malin e Zi e cili do të dërgohej pastaj në një arbitrazh ndërkombëtar. Kjo që ka thënë Komisioni Evropian në raportin e tij për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, dëshmon se edhe për rrethanat aktuale në Kosovë kjo është zgjidhja më e mirë. Ama duhet pasur guxim për një vendim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje që të…