Murati: Nuk duhet të ketë kthim mbrapa

22 nëntor 2018 | 10:25

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën e vënë 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pas këtij vendimi nuk duhet të ketë kthim mbrapa.

“Tash nuk duhet të ketë kthim prapa. Mund të kërkohet edhe sakrifica prej nesh si qytetarë dhe duhet t’i bëjmë. Serbisë i duhet dërgu mesazh i qartë se nuk mund të ndërtojë raporte me Kosovën, ku veç ajo përfiton. Tash i duhet kërku reciprocitet i plotë Serbisë, edhe për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Jetohet edhe pa Plazma, Medeno Srce e Ujin Rosa”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se…