Murati: Opozita po bën gabim logjik kur thotë se janë zbritur pensionet

20 maj 2021 | 11:41

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur popullizëm brengën e opozitës sa i përket skemave sociale.

Ai ka thënë se është gabim logjik nëse thuhet se ka pasur zbritje të pensioneve nga Qeveria Kurti.

“Të thuhet se ka pasur zbritje është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa. A është brengë reale kjo e opozitës apo është popullizëm? Për të dëshmuar duhet të kthehemi në vitin e kaluar në korrik. Dhe, na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë, për mjekë e për policë? Shtesat kanë qenë zero. Gjendja në sistemin pensional nuk është e mirë”, ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës.

Opozita ka kërkuar që të anulohet vendimi për ndaljen e shtesave për pensionistët, stafin mjekësor dhe policinë, kjo për shkak se ato janë ulur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i shkarkuar i Kosovës në Australi, Hajdin Abazi pas…