Murati, Selmanajt: A e di sa është çmimi i gazit pa e shikuar në internet?

19 tetor 2021 | 12:13

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt, i cili në Kuvend ka folur për çështjen e projektit amerikan të gazit.

“Nuk e kuptoj sesi një subjekt politik me gjithë ata ekonomistë, asnjëri prej tyre s’dalin të flasin për gazin, po e qesin dikë si Driton Selmanaj që nuk është fare i fushës. Qysh është bërë puna që Selmanaj me dalë me na kallxu se çka është gazi dhe si ndikon në ekonomi, gjithë ata ekonomistë i kanë aty, kanë shkuar e kanë gjetur Dritonin”.

“As nuk po duan të debatojnë, nëse doni debat urdhëroni shtroni argumentet në rrafshin ekonomik, por para diskutimit pa e këqyr në internet a e din sa është çmimi i gazit? Veç këtë tregoma tani mundemi me fol edhe për gaz”, ka thënë Murati.

Ndërkohë, Selmanaj i ka replikuar Muratit, duke i thënë: “Ti djalë i ri, prej tash ne si grup parlamentar kemi me e dërguar në zyrën tënde propozimet tona dhe ti na jep leje kush me fol. Tash e kuptova që paske edhe aftësi të tjera”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e PDK-së për Asamble Komunale në Mitrovicë, Majlinda Kurti,…