Murati tregon se si do t’i mbështesin bizneset e prekura nga mbyllja

07 prill 17:32

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë folur rreth masave të reja dhe mbështetjes ekonomike për sektorët ekonomikë të prekur nga këto masa.

Ai në fjalën e tij, tha se qëllimi primar i qeverisë së Kosovës është ruajtja e jetës së njerëzve, por gjithashtu ka potencuar se ministria e tij do t’i qëndrojë pranë veprimeve të MSH-së dhe të ruhet ekonomia.

“Siç edhe u theksua më herët, qëllimi primar është të ruhen jetët e njerëzve. Në një situatë të vështrë financiare për të gjitha vendet e botës që i ka gjunjëzuar pandemia, nuk është vendim i lehtë të shpenzohen mjete të pabuxhetuara, por duke marrë parasysh situatën, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të qëndrojmë pranë veprimeve të ministrit të Shëndetësisë sepse jetët e njerëzve janë më të rëndësishme se ekonomia”, ka deklaruar Murati.

Ai tutje ka thënë është bërë e pamundura të mos dëmtohet shëndeti ekonomik, por sipas tij, masat e tanishme edhe shëndetësore edhe ekonomike janë në favor të sigurisë dhe të krijimit të një balanci përpara ardhjes së vaksinave.

Lidhur me mbështetjen ekonomike që do të marrin sektorët e prekur nga pandemia ai tha se kryesisht do të fokusohen në mbështetjen e shpenzimeve fikse si qiraja dhe pagat e punëtorëve.

“Sa i përket masave që do të meren për mbështetjen e bizneseve që preken nga vendimet e MSH-së, ne i kemi takuar përfaqësuesit e këtyre sektoreve dhe i kemisiguruar që mbështetja nuk do të mungojë, por vendimi për masat konkrete do të vijë ditët në vijim. Qiratë dhe pagat e punëtorëve, synimi ynë është të ruhet shëndeti ekonomik, por pikë së pari të ruhen vendet e punes sepse mbështesin familje të tëra. Ditët në vijim do t’i takojmë përfaqësuesit e sektorëve në fjalë. Pak a shumë e kemi idenë, pra mbështetja në shpenzime fikse, qira dhe paga, por sektorët kanë dallime dhe për çdo sektor duhet të bëhet një dallim specifik”, u shpreh Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua të martën me…