Muriqi: Dua ta ndihmoj Spanjën të na njohë si shtet

01 mars 2023 | 15:30

Vedat Muriqi, futbollisti i Përfaqësues së Kosovës dhe Mallorcas pak ditë më parë është nderuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me “Çmimin Special 2022” në ceremoninë e Laureatëve.

Me anë të një video-mesazhi, Muriqi në ceremoni bëri një deklaratë e cila ka bërë bujë në mediet spanjoll. “Me këtë fuqi dhe kurajo që kam, shpresoj të ndihmoj shtetin tim, që Spanja një ditë të na njoh edhe si shtet”, ka deklaruar Muriqi. Mediumi i madh spanjoll “Mundo Deportivo” i kushtoi një artikull të veçantë deklaratës së Muriqit.

“Muriqi: ‘Dua të ndihmojë Spanjën të na njohë si shtet’”, shkruhet në titullin e artikullit të mediumit spanjoll. 28-vjeçari nga Prizreni është pjesë e Mallorcas që nga vera e vitit të kaluar, ndërsa ka “shpërthyer” këtë edicion duke shënuar 10 gola. Muriqi është ndër futbollistët më të rëndësishëm të ekipit ishullor që bën gara në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri shqiptar, Bledar Devolli ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje…