Muriqi flet si lojtar i Mallorcas

01 shkurt 2022 | 12:24

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është deklaruar për herë të parë si lojtar i RCD Mallorcas. Sulmuesi “dardan” është nga Lazios në formë huazimi në drejtim të skuadrës spanjolle.

Përmes një postimi në “Instagram”, Muriqi ka përshëndetur klubin e ri dhe tifozët e tyre. “Përshëndetje RCD Mallorca. Jam shumë i emocionuar për sfidën e re. Shihemi së shpejti në Mallorca Estadi”, thuhet në postimin e tij.

Muriqi disa sezone më parë ka luajtur në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje. Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahçen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca ku do të dëshmojë në Gjykatën Speciale,…