Muriqi, objektiv i Interit

24 tetor 17:35

Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi po kalon nëpër formën jetësore. Muriqi i transferuar me shumë bujë gjatë verës në skuadrën e Fenerbahçes ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e zhvilluara në Superligën e Turqisë.

Duke parë formën e tij në klubin turk dhe në Përfaqësuesen e Kosovës shumë skuadra evropiane janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij. Atletico Madridi, Tottenham Hotspur dhe Lazio ishin skuadrat e interesuara për sulmuesin shtatlartë, kurse kësaj gare i është shtuar edhe Interi. Kapiteni i Turqisë, Emre Belozoglu që është bashkëlojtar i Vedat Muriqit, ka thënë se nuk është befasi që skuadrat e mëdha evropiane interesohen për sulmuesin e Lirisë së Prizrenit.

“Vedat Muriqi është golashënues i madh. Nuk është befasi që po e kërkon Evropa dhe që gjigantët e kanë në radar. Ai meriton këtë vëmendje. Besoj se ai do t’i shërbejë fanellës verdhekaltër për disa vjet dhe do të ketë sukses”, ka thënë Emre.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar…