Muriqi: Ofertat po më motivojnë

18 prill 2019 | 14:22

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, ka zgjuar interesimin e tri skuadrave të mëdha në Turqi: Beshiktashit, Galatasarayt dhe Fenerbahçes.

Ai ka thënë se interesimi nga këto klube po e motivon edhe më shumë.  “Jemi lojtarë profesionistë. Këto shkrime nuk do të ndikojnë tek ne. Megjithatë, këto shkrime, të them të drejtën, i motivojnë edhe më shumë lojtarët, pasi që ëndrra e çdo lojtari është të luajë në klubet e mëdha. Kjo i shton vetëbesimin e lojtarëve, por nuk ndikohemi në vendimet tona”, ka thënë Muriqi.

24-vjeçari deri më tani në këtë sezon ka shënuar 12 gola në Superligën e Turqisë, duke dhënë edhe shtatë asistime në 27 ndeshje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar një deklaratë të…