Muriqi shënon për Mallorcan në fitoren ndaj Valencias

22 tetor 2022 | 22:32

Vedat Muriqi çdo ditë e më shumë po bëhet protagonist në skenën spanjolle të futbollit. Ai sonte ia ka barazuar rezultatin Valenicas dhe në fund me Mallorcan e tij e ka mposhtur fare.

Mallorca ka fituar me përmbysje ndaj Valencias me rezultat 2-1. 

Vendasit realizuan me Cavanin nga penalltia, por gëzimin e tyre nuk e lejoi gjatë Muriqi, i cili poashtu u tregua i saktë nga penalltia. 

Goli i fitores për Mallorcan u realizua nga Kang-in. 

Pas kësaj ndeshje Mallorca pozicionohet në pozitën e dymbëdhjetë, ndërsa Valencia në vendin e nëntë. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari, Nazmi Viqa si dhe Nenkryetari, Gani Nuha ritheksuan se…