Muriqi zbulon të ardhmen e tij

14 tetor 2019 | 15:01

Tottenham Hotspur vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e sulmuesit Vedat Muriqi, por ky i fundit është i vendosur të mos largohet nga Fenerbahçe edhe dy vjet.

Sulmuesi i Kosovës në verë nga Caykur Rizesportin iu bashkua Fenerbahçes dhe forma e mirë që po kalon ka ndikuar që ai të jetë në “radar” të shumë klubeve evropiane.

“Do të qëndroj të paktën edhe dy vjet në Fenerbahçe. Ende kam mangësi. Dua të shkoj në Evropë si një sulmues me klasë”, ka deklaruar Muriqi, i cili sonte do t’i prijë Kosovës në ndeshjen kualifikuese ndaj Malit të Zi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në…