Muslija shpallet lojtari më i mirë i muajit prill

09 maj 2023 | 22:41

Florent Muslija e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill në skuadrën e Paderbornit. Mesfushori i Kosovës siguroi vendin e parë me 65.2 për qind të votave.

Shokët e tij të skuadrës Raphael Obermair (18.6 përqind) dhe Maximilian Rohr (16.2 përqind) pasuan në vendin e dytë dhe të tretë. Muslija javët e fundit është bërë garant i golave për Paderbornin. Gjatë prillit në çdo ndeshje, Florenti ishte i përfshirë në të paktën një gol. Ai shënoi në katër ndeshje radhazi kundër Greuther Fürth (3:2), SV Darmstadt 98 (1:2), FC Hansa Rostock (3:0) dhe SV Sandhausen (2:2).

Forma e tij e mirë pa dyshim gëzon të gjithë tifozët dardanë, pasi në muajin e ardhshëm Kosova zhvillon dy ndeshje kruciale për fatin e kualifikimeve për EURO 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City e ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit, në…