Musliu për Prindon Sadriun që veshi uniformën e FSK-së: Shkelje flagrante, të ngrihet komision disiplinor

10 qershor 2021 | 00:02

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në aeroportin e Gjakovës ku po zhvilloheshin disa aktivitete të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bashkë me ta atje kishte qëndruar edhe bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i cili ka qenë i veshur me uniformë të FSK-së.

Musliu në DPT te Fidani në T7 ka thënë se kjo është një shkelje flagrante dhe ka kërkuar që të ngrihet komision disiplinor për këtë çështje.

“Nuk ka pasë thirrje për të veshur uniformën e FSK-së, kjo është shkelje flagrante. Krejt vëmendja shkoi të bashkëshorti i presidentes. Këtu duhet të ngrihet komision disciplinor, nuk guxon një rezervist ta vesh uniformën kurdo që atij i teket, nuk guxon të luaj me ushtrinë e vendit”, ka thënë Musliu.

Tutje ajo tha se Sadriu nuk e kishte vendin afër gjeneralit dhe sipas saj kjo ishte një shkarje e protokollit.

“Nuk kam informacion, por do të interesohem, kam parashtru pytje në seancë ndërsa tani të njëjtat pytje i kam deponu edhe me shkrim dhe shpresoj që do të marrë përgjigje, që të shoh a ka marrë ndonjë vërejtje Prindon Sadriu. Ai nuk e ka pasë vendin afër gjeneralit, ka qenë shkarje e protokollit. Me fanatizëm duhet ta ruajmë këtë pjesë dhe nuk guxojmë ta humbim kredibilitetin që ka krijuar FSK-ja”, ka thënë Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë gjatë vitit, nesër më 10 qershor,…