Musliu: Qeveria po i vë kushte deputetëve, kjo është diktaturë

06 tetor 2023 | 13:04

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka vendosur të mos u përgjigjet pyetjeve parlamentare të opozitës pasi nuk është duke ia votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Musliu ka thënë se në rast se qeveria i vënë kushte deputetëve, atëherë ajo është diktaturë.

“Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën. Por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhur me protestuar e me ia majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e sjelle në Prishtinë, e leje policinë të qetë t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka thënë Musliu.

Në fjalën e tij,  Kurti ka thënë se ai dhe kabineti qeveritar nuk do t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare pasi opozita s’po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Kjo ka ngjallur reagimin e opozitës, ku AAK-ja dhe LDK-ja e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se…