Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën

02 tetor 2023 | 12:43

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, ka folur rreth raportimit në komision të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.

Ajo ka bërë me dije se temë e diskutimit në këtë mbledhje ka qenë situata e sigurisë në veri pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku.

Musliu ka thënë se bazuar në informacionet e siguruara, Serbia është duke ndërtuar bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Nga pamjet me dronë të datës 27 shtator është konfirmuar se në zonën e njohur si Rogazin në afërsi të Izovorit po ndërtohet një bazë ushtarake e forcave të armatosura serbe. Me mbulesë nga ana serbe që kinse aty po bëhet trajtimi i mineraleve të zonës. Pamjet me dronë kanë konfirmuar burimet dhe se aty po bëhet një qendër ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”, ka thënë Musliu në një konferencë për medie.

Ajo ka thënë se gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar. “duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”.

“Anëtarët e AKI-së e kanë dëshmuar profesionalizmin dhe në bazë të fakteve që janë paraqitur, grupet terroriste kanë hyrë përmes rrugëve ilegale”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas prestigjiozes britanike, “The Guardian”, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara…