Musliu: Vetëvendosja s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale

07 shtator 2021 | 14:31

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj dhe aktivistëve të kësaj partie, gjatë konferencës se kryetares se Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Prishtinë.

Musliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale.

“Në shumë intervista e kam thënë që VV-ja s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë punuar shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata,  japin urdhra që kush do që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Përditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka bërë me dije se…