Mustafa: Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

24 qershor 2020 | 18:22

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar  pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar në Dhomat e Specializuara të Kosovës aktakuzë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për krime lufte.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se beson thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

“Besoj thellë se lufta e UÇK-së ishte dhe do të konfirmohet nga drejtësia ndërkombëtare si luftë e drejtë dhe pastër, se luftëtarët e UÇK-së luftuan për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga terrori, likuidimi dhe gjenocidi serb”, ka shkruar Mustafa.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes (MM) e Republikës së Kosovës, bazuar në…