Mustafa e njofton ambasadoren franceze për programin e përbashkët qeverisës LV-LDK

15 tetor 2019 | 16:00

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur të martën në takim ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel.

Sipas komunikatës se LDK-së, ambasadorja Butel ka përshëndetur procesin e rregullt zgjedhor dhe ka uruar Mustafën për rezultatin e LDK-së.

Mustafa e ka njoftuar ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK-LV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë-Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” në…