Mustafa tregon se çfarë bisedoi me Limajn dhe Ahmetin

19 gusht 2019 | 22:17

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar për takimin që ka pasur sot me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj dhe atë të PSD-së Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se takimet e tilla, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme.

“Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Miq të nderuar

Sot bisedova, në takime të ndara, me z. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe me z. Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së.

Takimet e tilla, konsideroj se, janë të dobishme për të vlerësuar bashkërisht momentet që po kalon vendi ynë, pa marrë parasysh kalkulimet partiake për zgjedhjet e ardhshme.

Dua të sqaroj se për ditën e sotme, ftesë për takim iu kam bërë liderëve të kêtyre dy subjekteve, me të cilët edhe jam takuar.

Kemi nevojë të ndërtojmë një kulturë komunikimi si shprehje e kulturës tonë demokratike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë përurimi i…