Mustafa: Kjo qeveri duhet të rrëzohet

16 janar 2019 | 21:52

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë me dije sërish se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e ekipit negociator në dialog me Serbinë.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Mustafa ka theksuar kjo Qeveri duhet të rrëzohet.

Postimi i plotë i tij:

LDK-ja në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK-ja është partia më e madhe në Kosovë. LDK-ja është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.  Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy…