Mustafa kritikon Cramonin: LV-ja synon ta shndërroj shtetin e Kosovës në diktaturë, keni dhënë kontribut për ardhjen e tyre në pushtet

14 janar 2024 | 13:31

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas takimit që ka pasur kryeministri Albin Kurti me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Mustafa ka adresuar kritika ndaj Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka dhënë kontribut që Lëvizja Vetëvendosja të vjen në pushte.

“Po harrojnë ta falënderojnë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për ardhjen e LV-së në pushtet. Jashtë  çdo norme normale, me subjektivizëm të pashoq, me përzierje flagrante në relacionet e brendshme partiake e demokratike e me anim të hapur, Cramon e mbajti lartë flamurin e Vetëvendosjes, duke atakuar para zgjedhjeve partitë  që sot janë në opozitë. Sot nuk e di a është raportuese e LV-së apo e shtetit që LV synon çdo ditë ta shndërrojë në diktaturë?!”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të…